Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, ndryshon kostoja për leje ndërtimore por s’kalon “Kodrina” [video]

2 Dhjetor 2016 - 19:23      

Me 33 vota për, 8 kundër e 5 abstenime, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rregulloren për “Taksën administrative për dhënie e lejes ndërtimore dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës”.

Me këtë ndryshim, do të ketë rritje të taksës për dhënien e lejes së ndërtimit.

Kundër kësaj rritjeje, ishte vetëm PDK-ja. Shefi i këtij grupi, Lirak Çelaj, tha se kjo rritje e çmimit do t’i dëmtojë shumë familje që jetojnë bashkë për shkak të kushteve ekonomike, dhe kjo do të ndikojë keq në çmim.

Por, për ekzekutivin, kjo taksë është e vogël edhe pas rritjes.

Sipas tij, kjo politikë, do t’i ndalë ndërtimet dhe të rrisë infrastrukturën, pasi që nga paslufta, me ose pa leje, në ndërtime janë investuar mbi 2.5 miliardë euro, ndërsa në infrastrukturë vetëm 150 milionë euro.

Ndryshe, me shumicë votash është miratuar edhe propozim-vendimi për fillimin e hartimit të planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane të lagjes Prishtina e Re – zona lindje.


Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, ndryshon... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...