Mbledhja e sotme në Asamblenë e Prishtinës ishte plot me fyrje, kritikon kryetari “Lexhendar” [video]

1 Dhjetor 2016 - 19:09      

Me 19 vota kundër dhe 16 për, nuk kaloi raporti buxhetor nëntëmujor në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Por, në diskutimin paraprak, pos fillimit, pjesa më e madhe kaloi me akuza e fyerje të ndërsjella, e shumë pak u fol për raportin, raporton KTV.

Në fillim, opozitarët kritikuan ekzekutivin për planifikim jo të mirë, mungesë investimesh, veçmas të atyre kapitale, ku u tha se janë investuar 1 milion euro më pak se në vitin paraprak, transmeton Koha.net.

Opozitarët po ashtu vunë në pah, “dështimin” e ekzekutivit për të investuar në shkolla të reja dhe kulturë.

Ndërsa, drejtori i investimeve kapitale, Hysen Durmishi, tha se Qeveria nuk ka investuar asnjë cent në Prishtinë, edhe pse kanë pasur takime e premtime. E Shpend Ahmeti rikujtoi se e ka paditur Qeverinë e Kosovës pasi kjo e fundit ka marrë tokat e komunës para 6 vjetësh, e nuk paguan 7 milionë euro për to.

Debati ndërmjet asamblistëve kaloi edhe në shkallë fyerjesh. I pari i kryeqytetit, si shqetësuese e ngriti çështjen se shumë asamblistë të LDK-së dhe PDK-së, mbajnë pozita të caktuara edhe në Qeveri.

Ndërsa, asamblisti i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, pati kritika të ashpra për të gjithë, duke e quajtur diskutimin banal, dhe duke vënë në pah mungesën e komunikimit të mirëfilltë ndërmjet partive, në dëm të qytetarëve. Të pakënaqur me, siç thanë, “degradimin e diskutimit”, sallën e lëshuan asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe, i vetmi moment kur të gjithë u pajtuan, ishte në fillim, kur u mbajt një minutë heshtje për aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari.


Mbledhja e sotme në Asamblenë e Prishtinës... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...