1 Dhjetor 2016 - 14:24
Në prezantimin e raportit buxhetor nëntëmujor, i cili nuk arriti të miratohet, pasi 19 asamblistë votuan kundër dhe 16 pro, opozitarët kritikuan qeverisjen lokale për mungesë investimesh kapitale gjatë kësaj periudhe.
Ata vlerësuan se ekzekutivi ka dështuar në shpenzimin e buxhetit gjatë këtij nëntëmujori, duke përmendur mungesën e investimeve në shkolla të reja dhe në kulturë. Por, këto u mohuan nga ekzekutivi.
Madje, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se problemi është se nuk kemi para, e jo se nuk po shpenzojmë, derisa ka siguruar se nuk do të mbesin mjete pa u shpenzuar.
Ai ka rikujtuar se e ka paditur Qeverinë e Kosovës pasi kjo e fundit ka marrë tokat para disa vitesh, e nuk paguan për to.
“Kemi paditur Qeverinë e Kosovës. Janë 7 milionë euro që na i kanë borxh e nuk po i paguajnë’’, ka thënë Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...