Shpend Ahmeti: Në Kuvendin e Prishtinës është “krejt Qeveria e Kosovës”

1 Dhjetor 2016 - 13:56      

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , sot në Facebook ka polemizuar me asamblistët e opozitës, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar që në Kuvendin e kryeqytetit të mos përmendet Qeveria e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ahmeti ka shkruar:
Asamblistët e opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës më thanë sot mos me e përmend qeverinë në Kuvendin Komunal sepse te ne flitet vetëm për Prishtinën.

Por ne në Kuvend Komunal në Prishtinë kemi një ministër, një zëvendësministër, një shefe të kabinetit në kryeministri, një shefe te kabinetit në ministri dhe disa këshilltarë të ministrive. Kjo është e paprecendent në krejt Evropën.

Përgjigja ime për kuvendin komunal ishte se "qeverinë në Kuvend Komunal nuk ja u solla unë por e gjeta në mesin tuaj".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...