29 Nëntor 2016 - 09:02
Adonis Tahiri, zyrtar shtypi në Komunën e Prishtinës, ka thënë se këto punë janë kompetencë e Sektorit të rendit komunal, i cili është i veçantë në kuadër të Drejtorisë së Inspeksionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Inspektorët e këtij sektori, megjithëse në numër të vogël, janë të ndarë nëpër zona të caktuara, si në qytet, ashtu edhe në fshatra të Prishtinës dhe në vazhdimësi marrin masa ndaj parregullsive që hasin”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të këtij sektori, janë 211 raste të largimit dhe konfiskimit të mallrave nga shitësit ambulantë, si edhe 290 raste të konfiskimeve të mallrave të ndryshme të ekspozuara pa leje në hapësira publike.
Ai ka shtuar se po ashtu, përgjatë inspektimeve të përditshme, deri në fund të tetorit janë konfiskuar 431 automjete që kanë kryer shërbime transporti pa leje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...