Foto: Koha

Bora sjell aksidentet në kryeqytet [foto/video]

29 Nëntor 2016 - 08:59      

Reshjet e borës që filluan nga mbrëmë kanë bërë që rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, të shkaktojnë tollovi në komunikacion.

Në disa pamje të siguruara nga Koha.net, shihet se ka pasur edhe aksidente të shumta të vogla.

Në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinës, e cila, sikurse edhe rrugët tjera, nuk është pastruar ende nga Komuna, shumë vetura kanë ngecur në rrugë ndërsa autobusët e Trafikut Urban nuk ia kanë mësyrë fare kësaj rruge.

Veç Prishtinës, lexues të Koha.net na kanë dërguar pamje edhe nga pjesë tjera të Kosovës, ku shihet se komunikacioni është rënduar, dhe kjo me gjasë vjen edhe si pasojë e mos-përshtatjes së veturave me kushtet dimërore, siç janë ndërrimi i gomave.  

Në fshatin Llabjan të komunës së Pejës, qytetarët kanë raportuar se qarkullimi i automjeteve po bëhet me vështirësi të mëdha. 

Gjithashtu, edhe në aksin rrugor Rahovec - Malishevë, shihet se komunikacioni është rënduar tej mase. 


Bora sjell aksidentet në kryeqytet by kohanet
Bora sjell aksidentet në kryeqytet - 1 by kohanet


Bora sjell aksidentet në kryeqytet - 2 by kohanet


Bllokohet aksin rrugor Rahovec - Prishtinë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...