“Blej shqip” bashkon në Prishtinë më shumë se 120 prodhues shqiptarë [video]

27 Nëntor 2016 - 19:29      

Më shumë se 120 prodhues nga të gjitha trevat shqiptare po marrin pjesë në panairin “Blej Shqip”, i cili është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se panairi është një ngjarje e rëndësishme për sipërmarrësit në Kosovë dhe Shqipëri, që të bashkohen dhe të shikojnë se çfarë produkte bëjnë dhe çfarë mund t’u ofrojnë konsumatorëve.

Ajo bëri të ditur se po punojnë që produktet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka.

Ndërsa, Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, ka thënë se ky është panairi i tretë që organizohet dhe i cili kishe një interesim më të madh nga prodhuesit.

Panairi tashmë tradicional, organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.


“Blej shqip” bashkon në Prishtinë më shumë se... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...