27 Nëntor 2016 - 07:01
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Tahiri ka thënë se aktualisht statusi i Prishtinës është definuar simbolikisht si kryeqytet, ngase ende akti kryesor që e rregullon statusin e tij mungon.
Ai ka thënë se përveç problemeve funksionale, Prishtina është problem politik, teksa vetë Ligji për Prishtinën është bërë peng i pazareve politike.
Pavarësisht problemeve të trashëguara nga qeverisja paraprake, Tahiri mendon se Komuna e Prishtinës ka bërë hapa pozitivë në disa sfera, siç janë: ndërtimi i çerdheve, themelimi i ndërmarrjes “Prishtina parking”, blerja e autobusëve dhe procesi i aplikimit për legalizim.
Në këtë plan, ai ka thënë se Komunës i duhet edhe më të shfrytëzojë formulën e partneritetit publiko-privat, e cila, sipas tij, nuk është përdorur mjaftueshëm nga pushteti lokal. Megjithatë, sipas Tahirit, Prishtina ka treguar efikasitet te projektet e tilla me nënkalimet, ndaj, sipas tij, është në avantazh ndaj komunave të tjera.
Tahiri ka bindjen se Prishtina mund të ndryshojë të shmangen përplasjet politike në relacion nivel qendror-nivel lokal, që vijnë si pasojë e procedurave dhe proceseve që ndodhin në të dyja nivelet... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...