Komuna kërkon largimin e kabinave telefonike që qytetarët i shohin të panevojshme [video]

26 Nëntor 2016 - 15:15      

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës t’i largojë ose t’i mirëmbajë kabinat telefonike të papërdorshme nëpër kryeqytet. Edhe qytetarët thonë se nuk i shohin të efektshme dhe janë të pajtimit për largimin e tyre.

Një numër kabinash telefonike, të cilat nuk janë të përdorshme, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër hapësirat publike në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës i ka kërkuar PTK-së që t’i largojë ato, pasi nuk janë funksionale.

Sipas zyrtarëve komunalë, meqë nuk janë në shërbim, ato vetëm sa po i japin shëmti qytetit.

Zyrtarët e saj, derisa kanë sqaruar këtë kërkesë, kanë thënë se nëse PTK-ja nuk i largon deri në fund të vitit, një gjë të tillë do ta bëjë vet Komuna.

Krahas zhvillimit teknologjik dhe avancimit të përdorimit të telefonave celularë, qytetarët i shohin të panevojshme këto kabina.

Telekomi, në anën tjetër, ka pranuar se përdorimi i këtyre kabinave ka rënë.

Zyrtarët në këtë kompani kanë thënë se kanë një plan për largimin e tyre.

“ Para disa vitesh, ishte projekt i Drejtorisë së Turizmit pranë MTI-së që të shtohet numri i kabinave multimediale, që do të përdoreshin si Guidë, krahas përdorimit për shfletim të internetit dhe thirrjeve telefonike. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore përse Telekomi deri me sot nuk i ka larguar një numër të tyre, në pritje të zhvillimeve edhe në këtë fushë. Megjithatë, këto kabina kanë një mirëmbajtje të kohëpaskohshme nga ana e Telekomit të Kosovës, disa prej të cilave për momentin nuk janë aktive, për shkak të procedurave tenderuese”, ka qenë përgjigjja e Arsim Bilallit nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Telekomin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...