Nesër fillon “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”

24 Nëntor 2016 - 17:46      

Nesër në Prishtinë do të mbahet një aktivitet kundër dhunës ndaj gruas.

Aktiviteti do të quhet “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”, i organizuar nga Grupi i Grave Asambliste, Zyra për Barazi Gjinore dhe përkrahur nga kabineti i Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.

Në kuadër të këtij aktiviteti, sipas Zyrës për Informim të Komunës së Prishtinës, do të ketë edhe debat. Nën temën"Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore", debati mbahet në ora 11:00, në sallën numër 37 të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës.

Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Qendrës për Ndihmë Sociale, OJQ-së Women for Women, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...