Kryeqyteti futet në vijën e kuqe me ndotje ajri

24 Nëntor 2016 - 09:38      

Prishtinë, 24 nëntor – Prishtina ka hyrë në vijën e kuqe për sa i përket ndotjes së ajrit. Kështu thonë drejtues të Partisë së Gjelbër, por edhe matjet e cilësisë së ajrit që i bën Ambasada amerikane, në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Vlerat e cilësisë së ndotjes së ajrit kanë arritur në 161, që sipas sqarimeve që jepen në sajtin e Ambasadës amerikane, rezulton se Prishtina ka hyrë në vijën e kuqe të ndotjes së ajrit, vlerat e ndotjes së të cilës sillen prej 151 deri në 200, e cila ndryshe definohet si vija “Unhealthy”(e pashëndetshme).

Në sajtin e Ambasadës... sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

“Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë”, thuhet në sajtin e Ambasadës.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë folur për statistikat e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ata thonë se Komuna do të dalë me një raport për këtë çështje të premten.
“S’ka rezultate deri të premten, kur të dalë raporti”, citohet Muhedin Nushi, përmes zyrtarit të informimit të komunës, Erzen Vraniqi.
Por ndryshe nga Komuna, drejtues të Partisë së Gjelbër kanë thënë se ndotja e ajrit në Prishtinë është alarmante. E kësaj gjendjeje, sipas tyre, i kanë “kontribuar” shumë faktorë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...