23 Nëntor 2016 - 17:01
“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, që nga e hëna nuk po punojnë aparatet e rëntgenit. Të gjitha rastet po dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti, teksa vazhdon më tej të flet edhe për buxhetin e shëndetësisë.
“Qeveria po na thotë se ne i kemi vetëm 197 mijë banorë dhe buxhetin e shëndetësisë na e kufizon vetëm për 197 minë banorë, shërbimet e veta përmes QKUK-it nuk i ofron dhe të gjithë pacientët nga e krejt Kosova na i dërgon me këtë buxhet në QKMF ku fatmirësisht shërbimet funksionojnë edhe në nëntor edhe në dhjetor dhe me cilësi të lartë”, ka shtuar Ahmeti.
Ai ka thënë se do t’i kufizojnë shërbimet për qytetarët e komunave tjera, për shkak të buxhetit.
“Edhe pse kemi dëshirë t’i ndihmojmë çdo pacienti do të jemi të detyruar që shumë shpejtë për shkak të shkurtimeve dhe kufizimeve buxhetore nga qendra t’i kufizojmë shërbimet për qytetarët e komunave tjera”, përfundoi Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...