Në fund të dhjetorit pritet përurimi i fabrikës së ujit në Shkabaj

22 Nëntor 2016 - 15:46      

Përurimi i kësaj fabrike është për bërë para dy viteve, pikërisht me 21 nëntor të vitit 2014 dhe ishte paraparë të zgjasë 22 muaj, ndërkohë që kanë kaluar 24 muaj dhe ajo ende nuk ka përfunduar.

Por, Arberie Zogjani Hiseni, zyrtare për informim nga kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, ka thënë për KP se deri në fund të këtij viti punimet në këtë fabrikë do të përfundojnë.

“Fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj , është projekti më i rëndësishëm që nga themelimit të ujësjellësit rajonal Prishtina. Ndërtimi i fabrikës parashihet të përfundojë deri në fund muajit dhjetor të këtij viti. Ndërsa në pjesën e parë të vitit të ardhshëm , parashihet që të bëhen të gjitha testimet , komisionet si dhe marrja e licencës.”, tha Zogjani-Hiseni.

Sipas Zogjani-Hiseni, kjo fabrikë do të prodhojë 700 litra ujë për sekondë e më vonë do t’i shtohen edhe 500 litra të tjera.

Fabrika në Shkabaj, është e para që nga viti 1983, ku përkundër rritjes së popullsisë, nuk ka pasur ndonjë ndërtim tjetër. E, me këtë, Ishte premtuar të ketë ujë të bollshëm për Prishtinasit.

Zyrtarët e Komunës së Prishtinë, kanë thënë se nuk janë kompetent për të folur për këtë projekt.

“Çka do që ju intereson për fabrikën e ujit, ju lutem iu drejtoheni KRU-së, -Prishtina. Ata janë kompetent të flasin për këtë projekt”, tha Miranda Mullafazliu.

Ndërtimin e saj e kishte quajtur historike, ish-drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Xhelosh Vataj, i cili kishte thënë se do të ishte i lumtur nëse kjo do kryhej në kohën e paraparë.
Në përurimin e kësaj fabrike, kishte marrë pjesë edhe ish-kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Criftof Stock dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte deklaruar se kjo fabrikë do të zgjidh problemin e 78 për qind të banorëve të Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...