Auditori paralajmëron hetim të kontratave mbi vepër në Komunën e Prishtinës

22 Nëntor 2016 - 09:17      

Prishtinë, 22 nëntor – Komuna e Prishtinës do t’i nënshtrohet një auditimi të dytë brenda këtij viti, por kësaj radhe nga Auditori i Përgjithshëm, i cili ka në fokus të punësuarit me kontratë mbi vepër, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, për shkak se Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2015 ka punësuar 276 persona për shërbime të veçanta, nga 1.300 të punësuar me kontratë mbi vepër, sa janë identifikuar se janë punësuar në nivel vendi nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.
Në Raportin e Auditimit për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës, ZAGJ-i ka nxjerrë të dhëna se gjatë këtij viti ishin angazhuar 276 zyrtarë (siguruar nga regjistri i furnitorëve), të cilët janë paguar në vlerë prej 463.849 € me kontrata për shërbime të veçanta.

Prej tyre, 31 janë angazhuar në një projekt ndërmjet Komunës dhe HELVETAS dhe 53 punojnë në kuzhina dhe shërbim të ushqimit për institucionet parashkollore, kurse pjesa tjetër prej 192 vetash është e angazhuar në programet e përhershme të punës si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj., pa ndonjë procedurë të rekrutimit, apo prokurimit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...