21 Nëntor 2016 - 17:06
Të gjitha këto produkte bashkë me suvenire artizanale, janë vendosur në tregun e fundvitit që sot u hap nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, tha se vitin e ardhshëm do të shtohet numri i kioskave, që sivjet janë gjithsej 24.
Ndërsa, drejtori i Kulturës, Besart Vllahinja, paralajmëroi se në tregun e fundvitit do të ketë edhe muzikë e aktivitete të tjera kulturore, raporton KTV.
Shumica e pijeve dhe ushqimeve që shërbehen në tregun e fundvitit, janë produkte vendore të prodhuara nga kompanitë kosovare.
Tregu i fundvitit do të jetë i hapur për rreth dy muaj, deri në fillim të vitit 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Zahir Pajaziti” nikoqir i Tregut të Fundvitit by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...