20 Nëntor 2016 - 17:09
Shpeshherë, kur automjetet takohen përballë, kalimi vështirësohet.
Këto janë disa nga problemet e banorëve të rrugës “27 nëntori” në kryeqytet.
Ata ankohen se komuna, para një muaji e gjysmë, kishte prerë pjesë të asfaltit për të mbuluar gropat, por thonë se asfalti nuk është shtruar e gropat kanë mbetur të hapura. Ndërsa shtojnë se problem kanë edhe me kanalizimin.
Rrezik sipas tyre po paraqesin edhe ujëmbledhësit e reshjeve, të cilët janë dëmtuar.
Në komunë pohojnë se sanimi i gropave është vonuar për shkak se banorët kanë kërkuar edhe rregullimin e kanalizimit.
Ata premtojnë se problemet e këtyre banorëve, varësisht nga kushtet klimatike, do të zgjidhen sa më shpejtë që të jetë e mundur, e gjithsesi para vitit të ri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...