16 Nëntor 2016 - 15:00
Sipas Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 43.1 dhe 43.2, kryesuesi obligohet të thërras mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe të mbajë së paku dhjetë seanca në vit, prej të cilave pesë prej tyre duhet të mbahen në gjatë mujorin e parë të vitit, e cila gjithashtu përcaktohet me Rregulloren e Punës.
INPO i bënë thirrje Halim Halimit që të respektojë ligjin dhe t’i përmbush detyrat e tij si udhëheqës i Kuvendit.
Deri më tani, sipas INPO-së, Komuna e Prishtinës ka thirrur vetëm gjashtë mbledhje, të cilat siç është theksuar në Rregulloren e Punës është dashur të përfundohen në muajin qershor të këtij viti, ndërsa, kësisoj, gjithnjë sipas INPO-së, Komuna e Prishtinës deri në gjysmën e nëntorit ka mbajtur vetëm 6 seanca.
“INPO vlerëson se Komuna e Prishtinës ka dështuar në respektimin e ligjit dhe shpërfilljen e statutit, si akti më i lartë juridik i komunës. Ky veprim bie ndesh me praktikën e qeverisjes së mirë dhe në të njëjtën kohë shfaqë mosgatishmërinë e kryesuesit dhe të kryetarit të komunës për mos përmbushjen e detyrave”, thuhet në reagimin e INPO-së.
“Kjo neglizhencë dhe ky mosbashkëpunim nga kryesuesi i Kuvendit z. Halimi dhe Kryetarit të Komunës z. Ahmeti, reflekton negativisht në vetëqeverisje dhe menaxhim të punëve në Komunën e Prishtinës”, thekson më tej INPO.
Prandaj, INPO i bënë thirrje Ahmetit dhe Halimit që të angazhohen në zbatimin e obligimeve ligjore dhe statutare, të cilat i ngarkojnë me përgjegjësi për ushtrimin e detyrave të tyre.
INPO kërkon nga të dy palët që “interesat personale dhe partiake të mos jenë pengesë në mënyrë që të vendosin marrëdhënie të ndërsjella të cilat do të rezultojnë në efikasitet dhe punë në favor të qytetarëve, të cilët i kanë votuar ata, gjithmonë duke respektuar Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...