Foto: Koha / Ilustrim

Shkollat në kryeqytet me kurrikulë të re 4 vjet pa libra amë

15 Nëntor 2016 - 09:15      

Prishtinë, 15 nëntor – Katër shkolla të Prishtinës: “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda”, “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa” qe katër vjet nuk kanë libra amë, në të cilat evidencohen të dhënat për nxënësit që mbarojnë shkollimin.

Kështu, të dhënat mbi shkollimin e këtyre katër gjeneratave nuk ekzistojnë askund tjetër, përpos nëpër ditarët e klasave, ndërsa këto dokumente kanë validitet dhjetëvjeçar dhe pas asaj kohe as nuk mund të përdoren si zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtorët e shkollave dhe drejtues të Arsimit në Komunën e Prishtinës janë shprehur të shqetësuar për mungesën e librave amë, të cilat është dashur t’i siguronte Ministria e Arsimit për shkollat nëpër të cilat është vendosur që të testohet kurrikula e re.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit nuk kanë pranuar të deklarohen në lidhje me këtë çështje.

Halim Hyseni, ekspert i çështjeve të arsimit, ka thënë se Korniza e Kurrikulës së Kosovës është vetëm dështimi i fundit, në mesin e dhjetëra dështimeve të nismave reformuese të deritashme për të cilat janë shpenzuar shuma të mëdha të eurove.

Libri amë, në momentin e tashëm është i pazëvendësueshëm. Ditarët si dokumentacion pedagogjik e shkollor kanë kohë të limituar dhjetëvjeçare, ndërsa libri amë ka vlerë të përhershme kohore. Ai ka thënë se vendimet sikur këto janë paradoksale dhe krijojnë pengesa të mëdha në të ardhmen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...