Kompleksi “jetim” për ngrohje në “Ulpianë” [video]

13 Nëntor 2016 - 10:50      

Tash e 7 vjet, një kompleks banesor në lagjen Ulpiana në kryeqytet nuk ngrohet nga Termokosi.

Kjo pasi për shkak të problemeve me rrjetin sekondar dhe borxheve të mëdha, në vitin 2009, Ngrohtorja e Qytetit ua kishte marrë pompën kryesore, raporton “038” i KTV-së.

Nga atëherë, energjia elektrike ka qenë burim kryesor i ngrohjes për banorët e këtij kompleksi.

Por, kjo formë e ngrohjes, sipas banorëve që duan të rikyçen në rrjetin e Termokosit, është e rrezikshme për shkak të ngarkesës së madhe.

Ata shprehen të gatshëm edhe të participojnë vetëm e vetëm që të ngrohen përsëri nga ngrohtorja e qytetit.

Por, në Termokos thonë se pos participimit për rikyçje, banorët duhet të kryejnë obligimet që u kanë mbetur pas periudhës që nuk përfshin faljen e borxheve.

Sipas zyrtarëve të Termokosit, nëse zgjidhet çështja e borxheve dhe problemeve në rrjetin sekondar, atëherë pompa do të kthehet pa problem, e rrjedhimisht bëhet edhe rikyçja në rrjet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...