12 Nëntor 2016 - 14:40
Por, banorët ankohen se nënkalimi që e lidh lagjen Kalabria me atë Dardania, është jo i përshtatshëm, andaj zgjedhin rrugën më të shkurtër, raporton “038” i KTV-së.
Ndërsa, më problematike është pjesa që lidh lagjen Kalabria me pjesën kah spitali, ku nuk ka ndonjë kalim të përshtatshëm për këmbësorë.
E po ashtu banorët e kësaj lagjeje ankohen edhe për mungesën e autobusëve urbanë, gjë që po ua vështirëson qasjen në qendrën e qytetit.
Ndërsa në komunë premtojnë se do ta bëjnë më atraktiv nënkalimin dhe se në të ardhmen do të bëhet edhe një zgjidhje për autobus urban, por e cila do kohë.
“Këmbësorët te rrethi e kanë të vetmen zgjidhje nënkalimin që ekziston pak më poshtë se rrethi, përndryshe kalimi i rrugës te rrethi është shumë i rrezikshëm. E vetëdijshme që nënkalimi po ndotet, është i pandriçuar etj., Komuna e Prishtinës po e përgatit tenderin që këtë nënkalim ta japim me koncesion, në mënyrë që ai të mirëmbahet. Një zgjidhje tjetër, në të ardhmen do të jetë edhe Rruga A, e cila do të lidhë Matin me Kalabrinë dhe do të kalojnë nën Veternik, por ai projekt është projekt më i madh dhe do të marrë kohë të bëhet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
Ndërsa, çështja e autobusëve do të zgjidhet me ardhjen e autobusëve të rinj, pasi do të ketë linja dhe stacione të reja dhe mbulim shumë më të madh të qytetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...