Prishtina shpenzoi vetëm 4 nga 11 milionët për investime kapitale [video]

12 Nëntor 2016 - 10:32      

Nga 11 milionë e 370 mijë euro buxhet, sa kishte planifikuar Komuna e Prishtinës për investimet kapitale, deri më tani ka shpenzuar vetëm mbi katër milionë.

Në raportin buxhetor të Komunës për periudhën janar-shtator 2016, vërehet se Prishtina nuk ka arritur të mbledhë as të hyra, ashtu siç kishte planifikuar, raporton “038” i KTV-së.

Nga legalizimi, ekzekutivi komunal kishte planifikuar të mbledhë të hyra rreth 5 milionë euro, por deri në shtator janë realizuar vetëm 8 %.

Për opozitën, Komuna gjithnjë po parasheh të hyra të mëdha, që praktikisht s’mund të realizohen.

PDK-ja thotë se shkaku i planifikimit të dobët të buxhetit, Prishtina po ka investime dhe të hyra jo të mjaftueshme.

Sipas PDK-së, në gjithë këtë planifikim më së keqi qëndrojnë investimet kapitale.

Edhe për shoqërinë civile sfidë mbetet shpenzimi i buxhetit në këtë kategori.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë e INPO-së rekomandon monitorim më sistematik të investimeve.

Por Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti ka thënë se deklaratat e opozitës janë bërë me qëllimin për ta hutuar publikun.

Gjithashtu, sipas raportit, Komuna nuk ka dhënë paratë për Fabrikën e Ujit në Shkabaj. Furnizimi me ujë për 24 orë ishte ndër premtimet kryesore të kryetarit Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...