Fabrika e ujit në “Shkabaj” drejt finalizimit

11 Nëntor 2016 - 13:16      

KRU ”Prishtina”, përmes një kumtese për medie njofton se punimet e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në “Shkabaj” janë duke shkuar drejt finalizimit, transmeton Koha.net.

Fabrika e ujit në “Shkabaj” do të përfundojë në fund të muajit dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017.

Ndërtimi i kësaj fabrike gjithsesi e ndihmon qytetarin që të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë por, në të njëjtën kohë e rrit mjaft koston e shpenzimeve operative prej mbi 1.5 milion euro, thotë ndër të tjera kumtesa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...