LDK: Prishtina për 9 muaj shpenzoi vetëm 33 për qind të buxhetit për projekte kapitale

7 Nëntor 2016 - 09:24      

Përmes një reagimi, Flamur Shala i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmetin, për shpërfillje të procedurave dhe mungesë transparence në zbatimin e buxhetit, transmeton Koha.net.

Në reagimin e tij, ai shkruan:

Raporti nëntëmujor buxhetor i Komunës së Prishtinës, janar-shtator 2016, i dërguar në adresat elektronike të anëtarëve të Kuvendit, e që do të duhej të debatohej në fillim të tetorit të këtij viti, shënon edhe një herë dështimet në zbatimin e buxhetit të planifikuar, si në të hyra, si në shpenzime.

Është jashtë çdo norme që nga një buxhet prej afro 74 milionësh, me afro 34 milionë të planifikuara për investime kapitale, për nëntë muaj (janar-shtator) të shpenzohen vetëm 11 milionë, (32.98 %). Kjo nuk do mend se qeverisja në Prishtinë është e dështuar dhe e kolapsuar. Duke i shënuar dështimet, raporti, jo të fshihet nëpër adresa në emër të transparencës, por të debatohet në Kuvendin e Prishtinës dhe para mediave publike, përfundon reagimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...