Foto: Koha

Drejtoria e Arsimit s’do ta largojë nga shkolla mësimdhënësen e “Sami Frashërit”

7 Nëntor 2016 - 09:06      

Profesoresha e kimisë, F.R. nuk do të largohet nga puna, si mësimdhënëse në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës, megjithëse ka më së një muaj që nxënësit e një klase të 12-të të kësaj shkolle nuk duan të mbajnë mësim me të.

E ky rast, rezulton të ketë përplasur zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, me ata të Komunës së Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo për shkak se të dy institucionet janë pajtuar që të formojnë një Komision për vlerësimin e punës së kësaj mësimdhënëseje, por pastaj komuna ka gjetur shumë vërejtje në vlerësimet e inspektorëve të MASHT-it.

Kështu që komuna ka dalë me qëndrimin se profesoreshës F.R. do t’i ofrohet trajnim dhe mbështetje për ngritjen e saj profesionale, në mënyrë që ajo të rritë performancën e saj në punë, me të cilën nuk kanë qenë të kënaqur një pjesë e nxënësve të shkollës me të cilët ajo të mbante mësimin.

(Tekstin e plotë sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...