Tri paralele parafillore të reja në Prishtinë

5 Nëntor 2016 - 15:05      

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se drejtoria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha hapat për hapjen e paraleleve parafillore në të gjitha shkollat, edhe nëpër fshatra, në mënyrë që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Ai në Facebook ka shkruar se në kuadër të kësaj, këtë vit janë hapur 3 paralele të reja, si në shkollën “Ganimete Tërbeshi”, në “Shkollën e Gjelbër”, si dhe në shkollën “Nënë Tereza” në Vranidoll, shkollë e cila u vizitua dje nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Hapja e kësaj paraleleje në Vranidoll, erdhi si rezultat i kërkesës së banorëve gjatë debatit publik në këtë fshat, si dhe dokumenteve strategjike për përfshirjen e fëmijëve në shkollim dhe edukim të hershëm. Komuna e Prishtinës është duke punuar në vazhdimësi që brenda një kohe të shkurtër të sigurojë ambient të përshtatshëm për përfshirjen e sa më shumë fëmijëve nëpër paralelet parafillore në të gjitha shkollat e kryeqyteti”, ka shkruar Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...