AKP nuk ia paguan 6 muaj qiranë për “Tregun” familjes Kelmendi [video]

6 Nëntor 2016 - 17:09      

AKP nuk ia paguan për 6 muaj qiranë për “Tregun”, familjes Kelmendi. Madje kjo Agjenci, sipas përfaqësuesve të familjes, nuk po i lejon ata që të menaxhojnë me pronën e tyre. Në AKP, heshtin lidhur me këtë çështje.

Ka vite që tregu është i vendosur në këtë pjesë të qytetit.

Por, 40 nga 60 ari të kësaj hapësire janë pronë e Familjes Kelmendi, e cila edhe para luftës së fundit, kishte marrë qira për shfrytëzimin e pronës së saj nga “Tregu” i gjelbër në lagjen ‘Vellusha’.

Kjo ka vazhduar edhe pas luftës, por sipas përfaqësuesve të kësaj familjeje, kohë pas kohe kanë pasur probleme që i kanë tejkaluar, raporton “038” i KTV-së.

Por ata thonë se, tash e dy vjet, prej se “Tregu” menaxhohet nga AKP-ja, problemet janë shtuar, pasi kjo e fundit nuk po paguan qiranë, e as nuk po lejon ata të menaxhojë pronën e tyre.

Sipas Kelmendit, AKP-ja nuk po lejon që të bëhet ndarja e pronës së tyre nga “Tregu”.

Ajo thotë se marrëveshja pas vdekjes së burrit të saj, Ahmetit, nuk është bërë si duhet, pasi AKP-ja nuk e ka përfshirë pjesën e tij, por vetëm të sajën dhe 3 fëmijëve, nga totali 20 ari tokë, që ata i kishin ndarë në 5 pjesë..

Sipas saj, krejt këto zvarritje dhe vonesa po bëhen për shkak të përfitimeve nga AKP-ja.

Ndërkohë në AKP as pas tri javësh pritjeje nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me këto çështje.

Ndryshe, në hapësirën ku aktualisht gjenden zyrat qendrore të AKP-së, e që janë pronë e Komunës së Prishtinës, kjo e fundit ka planifikuar që të zhvendosë tregun.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...