6 Nëntor 2016 - 08:54
Rreth dy muaj më parë, ishte intervenuar në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Shaqir Igrishta”, në kryeqytet.
Por, pas intervenimit, rruga nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme, raporton “038” i KTV-së.
E me kalimin e kohës dhe reshjet e shiut, gjendja e saj është përkeqësuar.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe nervozizëm te banorët e lagjes.
Në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” thonë se rregullimi i kësaj pjese të rrugës nuk është përgjegjësi e tyre, pasi punimet janë kryer nga një kontraktor i komunës.
Ndërsa, në komunë thonë se rruga ka mbetur në këtë gjendje, pasi është dashur që për herë të dytë të intervenohet në rrjetin e kanalizimit.
Ata premtojnë se pas intervenimit, rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...