4 Nëntor 2016 - 20:54
Në pranverë ishte menduar që të shtoheshin edhe 10 të tillë, por tenderi ishte anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ende pa u shpallur fituesi.
Kjo pasi ky organ e kishte vlerësuar si të arsyeshme ankesën e operatorit ekonomik “PBC”, për shkelje të 4 neneve të ligjit nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar në 04/L-237, ligjin 05/L-068 dhe atë 05/L-092, raporton “038” i KTV-së.
Sipas ankesës së operatorit ankues të aprovuar nga OSHP-ja, nëse tenderi do të vazhdonte, është rrezikuar me përdorim të fondeve në mënyrë jo-ekonomike, pasi janë kërkuar pajisje që tejkalojnë nevojën e mjaftueshme për arritjen e qëllimit të prokurimit.
Krejt kjo është bërë në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit Për Prokurimin Publik, që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin.
Kriteret e caktuara lidhur me kategorinë e kompjuterit për “e-kiosk”, sipas ankesës, krijojnë shpenzime hiç më pak se 200 euro për njësi.
Po ashtu, në dosjen e tenderit ishte kërkuar “A4 Laser Printer”, që kushton më shtrenjtë se 600 euro për copë dhe nuk përdoret për nevojat e kontratës.
Si e qëndrueshme ishte vërtetuar edhe ankesa rreth kërkesës tjetër, ku Autoriteti Kontraktues ka kërkuar të furnizohet me printer që printon 300 mm/s dhe nuk ka pranuar printer që printon 150 mm/s, edhe pse faturën që e printon tani është rreth 100 mm.
Si shpenzim i panevojshëm është konsideruar edhe kërkesa për “ID capiture dhe 2D barcode reader”, pasi të dyja kryejnë funksionin e njëjtë dhe kushtojnë 500 euro më shumë për njësi.
Të panevojshme për qëllimet e kontratës janë konsideruar edhe komponentët tjera si “Motorized Card Reader” dhe “PCI3.0 certifed Encryption PIN PAD”, të cilat po ashtu kushtojnë 500 euro për njësi.
Ndërsa, edhe pse Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave nuk lejon instalimin e “fingerprint scanner”-it, ai ka qenë si kërkesë në dosjen e tenderit.
Nga tërë këto, është konstatuar se kërkesat në dosjen e tenderit, në total për 10 makina të tilla, do t’i shkaktonin dëm buxhetit të komunës 23.500 euro.
Po ashtu, ishte vlerësuar se me kërkesat në fjalë shkelet edhe paragrafi 2 i nenit 7 të LPP-së, ku ndalohet ekzekutimi i aktivitetit të prokurimit nëse reduktohet ose eliminohet konkurrenca në mes të operatorëve ekonomikë, përmes favorizimit ose diskriminimit.
Këtu kryesisht bëhet fjalë për modele të caktuara të pjesëve, të cilat favorizojnë prodhues të caktuar të printerëve dhe pajisjeve tjera përcjellëse.
Si të arsyeshme ishin vlerësuar edhe ankesat për mospërcaktimin e saktë të përmasave dhe nevojave të autoritetit kontraktues, duke mos përcaktuar nëse bëhet fjalë për “eKiosqe” të jashtme ose të brendshme”, edhe pse këto të fundit kushtojnë 1000 euro më lirë për njësi.
Përkundër këtyre, Komuna e Prishtinës, në ri-shpalljen e tenderit për furnizim, kësaj radhe me 4 “eKiosqe”, nuk i ka marrë parasysh të gjitha përfundimet e nxjerra herën e parë nga OSHP-ja.
Ndërsa, përsëri përballet me ankesë, nga po e njëjta palë ankuese, operatori ekonomik PBC, e cila tani pretendon jo 4 po 7 shkelje në këtë tender.
Zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë pranuar të flasin, përderisa rasti vazhdon të jetë ende në procedurat e vlerësimit në OSHP.
E me të njëjtin arsyetim nuk kanë folur as në Komunën e Prishtinës.
Ndryshe, pala ankuese e këtij rasti, PBC-ja, ka furnizuar më “eKiosqe” të gjitha komunat tjera, me përjashtim të Prishtinës, e cila ka model tjetër të kioskave elektronike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...