MPMS vazhdon programin e subvencionimit të pagave në rajonin e Prishtinës

4 Nëntor 2016 - 14:48      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me bashkëpunëtorë, takoi dhjetëra punëdhënës dhe përfitues të programit të subvencionimit të pagave në regjionin e Prishtinës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Takimi ka pasur karakter falënderues dhe bashkëbisedues me punëdhënësit dhe kandidatët, lidhur me programet dhe projektet aktive të tregut të punës, si kontribut për zbutjen e papunësisë.
Abrashi pranoi ide dhe propozime konkrete nga të pranishmit, për projekte konkrete me qëllim të uljes së papunësisë.

Programi i subvencionimit të pagave si masë e tregut të punës synon të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit duke subvencionuar punëdhënësit që dëshirojnë t’i rekrutojnë ata në periudha afatgjate. Gjatë periudhës së aplikimit në nivel nacional kanë aplikuar 317 ndërmarrje me 750 vende të lira të punës. Prej tyre janë ndërmjetësuar mbi 200 kandidatë, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të lira do të plotësohet me programe dhe projekte tjera në kuadër të mbështetjes së përmes masave aktive.

Gjatë ditëve në vijim Ministria Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të lansojë programe tjera të veçanta që targetojnë punëkërkuesit nga kategoria e përfituesve të asistencës sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...