4 Nëntor 2016 - 14:05
100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës,të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar do të vijojnë kurse të gjuhëve të huaja pa pagesë, ka shkruar Ahmeti.
Prefekti i Prishtinës ka njoftuar se “dje nënshkruam marrëveshjen tripalëshe të bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shkollës për kurse të gjuhëve të huaja "New Age School".
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që "New Age School" të pranojë 100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës, të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar, në kurse të gjuhëve të huaj pa pagesë, ka thënë ai.
Komuna e Prishtinës do të bëjë identifikimin e këtyre të rinjve, ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore do të zbatojë një zbritje prej 50% në qira, ndaj "New Age School", si shfrytëzues të objektit me qira, ka shtuar Ahmeti dhe ka përfunduar se komuna e Prishtinës mbetet me shpresë se iniciativa si kjo që ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara do të përsëriten edhe me ndërmarrës të tjerë në Komunën e Prishtinës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...