Komuna ua mundëson 100 nxënësve falas kursin e gjuhëve të huaja

3 Nëntor 2016 - 16:56      

Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen tripalëshe të bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shkollës për kurse të gjuhëve të huaja “New Age School”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që “New Age School” të pranojë 100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës, të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar, në kurse të gjuhëve të huaj pa pagesë.

Komuna e Prishtinës do të bëjë identifikimin e këtyre të rinjve, ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore do të zbatojë një zbritje prej 50% në qira, ndaj “New Age School”, si shfrytëzues të objektit me qira.

Komuna e Prishtinës mbetet me shpresë se iniciativa si kjo që ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara do të përsëriten edhe me ndërmarrës të tjerë në Komunën e Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...