Fabrika e Ujit në Shkabaj, funksionale në pjesën e parë të 2017-ës

3 Nëntor 2016 - 09:04      

Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, por shkaku i testimit, pranimit teknik dhe disa punëve të tjera, parashihet të vihet në funksion në pjesën e parë të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është bërë e ditur në takimin e katërt të Komitetit Drejtues të Fazës III.
Zëdhënësja e KUR “Prishtina”, Arjeta Mjeku- Azizi, ka bërë të ditur se gjithçka po shkon sipas planit të paraparë.

“Me ndërtimin e kësaj fabrike gjithçka po shkon sipas planit dinamik. Dhe pas pranimeve teknike të punimeve,ajo do të nisë punën. Kjo pritet të ndodhë diku në fillim të pranverës”, ka thënë zëdhënësja Mjeku- Azizi.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...