Foto: Ilustrim

Ditari elektronik - peng i qasjes së kufizuar të shkollave në internet

2 Nëntor 2016 - 09:02      

Prishtinë, 2 nëntor – Implementimi i projektit të E-Ditarit po vazhdon të mbetet peng i qasjes në internet, ngase shkollat e Prishtinës e kanë këtë mundësi të kufizuar.

Shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë është njëra nga pesë shkollat të cilat janë futur në pilotimin e këtij projekti, përmes të cilëve bëhet notimi, mungesat dhe çdo gjë tjetër që ndërlidhet me dijet dhe vijueshmërinë e nxënësve në shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që të gjitha këto rezultate mund t’i përcjellin në baza ditore edhe vetë prindërit e nxënësve nga shtëpia. Por drejtues të kësaj shkolle dhe mësimdhënësit flasin për vështirësitë e implementimit të tij, përballë përparësive që ofron E-Ditari.

Kjo shkollë ka 1.160 nxënës dhe 46 mësimdhënës. Ndër problemet më të mëdha, në të cilat po has implementimi i E-Ditarit, është mungesa e përgatitjes së mësimdhënësve për përdorimin e tij, si dhe mungesa e internetit në gjithë hapësirën shkollore.

Kjo, për shkak se qasja e pandërprerë ka kosto, kurse shkollat nuk kanë buxhet vetjak për të mbuluar shpenzimet. Komuna heq shpenzimet e internetit vetëm për sallën e kompjuterëve.

Pesë shkolla të Prishtinës kanë filluar të implementojnë notimin përmes ditarit elektronik, të njohur ndryshe si E-Ditari. Në mesin e tyre janë tri shkolla fillore të mesme të ulëta: “Dardania”, “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”, si dhe dy shkolla të mesme të larta, në gjimnazin “Gjin Gazulli dhe atë “Xhevdet Doda” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...