Foto: Koha

Prishtina ka 1.400 rrugë të emërtuara e 420 emra rezervë për rrugë të reja

1 Nëntor 2016 - 09:11      

Prishtinë, 1 nëntor – Janë vënë mbi 1.400 emra rrugësh në kryeqytet dhe në zonat e tjera të Komunës së Prishtinës, të cilët i ka përzgjedhur Komisioni për emërtimin e rrugëve para afro një viti, ndonëse ka ankesa nga qytetarët për këto emërtime.

Familja Pacolli nga Hajvalia ka kohë që po kërkon që t’i ndërrohet emri i rrugës, i cili i ishte vënë atëherë, shkruan sot “Koha Ditore”. Bëhet fjalë për emrin e babait të politikanit Behgjet Pacolli, Isa Pacolli, i cili i është vënë rrugës në të cilën jetojnë shumë nga familjarët e politikanit Pacolli. Por, emri i rrugës ishte vënë pa e pyetur familjen.

Remzi Pacolli, njëri nga 11 anëtarët sa ka pasur Komisioni për emërtimin e rrugëve, deputet i AKR-së, ka bërë të ditur se, Komisioni ka emërtuar mbi 1.400 rrugë në kryeqytet dhe në zonat përreth si dhe ato rurale. Ndërsa, ka lënë të gatshëm edhe 420 emra në listën rezervë, nga e cila mund të merren emra për rrugët që kërkohet t’u ndërrohet emri.

Ai ka thënë se emrat e rrugëve mund të ndërrohen nëse mbi 50 për qind e banorëve të një rruge i dërgojnë nënshkrimet në Drejtorinë komunale për Planifikim.

Sipas tij, 2.400 emrat e rinj u janë vënë këtyre rrugëve për herë të parë, në bazë të kodeve që i ka vënë Agjencia Kadastrale.

Pas luftës në kryeqytet janë rreth 500 emra rrugësh të tjera, që janë ndërruar dhe janë riemëruar. Po ashtu, janë emërtuar edhe tre bulevarde dhe 14 sheshe të kryeqytetit, që janë ndërtuar në dhjetë vitet e fundit në Prishtinë.

Bajram Curri, zyrtar për adresa në Drejtorinë e Urbanizimit, thotë se në rajonin e Prishtinës më nuk ka rrugë pa emra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...