Foto: Koha / ilustrim

Ndërprerje deri në 4 orë të energjisë elektrike në kryeqytet [video]

29 Tetor 2016 - 20:18      

Deri në 4 orë, në disa lagje të Prishtinës, zgjat ndërprerja e energjisë elektrike. Kryesisht zonat më të prekura janë lagjet Mati1 dhe Kodra e Diellit.

E qytetarët thonë se nuk do të donin të mendonin se reduktimet veç kanë filluar, raporton KTV.

Por Viktor Buzhala, zëdhënës i Kompanisë Kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, bën të ditur se ndalja e rrymës është e planifikuar nga KEDS-i, pasi po bëhet revizionimi i rrjetit, për të parë se si është gjendja e tij dhe të mos dalin më telashe në sezonin e dimrit.

Ndërkaq, qytetarët e Prishtinës thonë se është e mundur që Kosova nuk ka energji të bollshme elektrike dhe për këtë arsye kanë filluar reduktimet e para.

Por kjo, sipas Buzhalës, nuk është e vërtetë, pasi Kosova ka energji të bollshme elektrike.


Ndërprerje deri në 4 orë të energjisë elektrike... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...