29 Tetor 2016 - 18:07
Gjimnazi shoqëror dhe ai natyror deri këtë vit mbanin të njëjtin emër, ndonëse në objekte të ndara, raporton “038” i KTV-së.
Era Hoxha, e cila këtë vit mbaron gjimnazin, thotë se ende ndihet pjesë e “ Sami Frashërit”, pavarësisht ndryshimit të emrit.
Kjo për faktin se sipas Hoxhës, ata ende mbajnë uniformat e njëjta, për dallim nga gjeneratat e tjera në këtë shkollë.
Por ndryshimi i emrit ka ngjallur pakënaqësi te nxënësit e tjerë, të cilët thonë se është dashur të merret parasysh edhe mendimi i tyre.
Ajo çka gjimnazistët kanë pëlqyer është ndërrimi i uniformës.
Drejtori i këtij gjimnazi është i sigurt se do të mbajnë cilësinë e mësimit dhe traditës ashtu sikurse ka qenë gjithmonë.
Një ndër arsyet pse është bërë kjo ndarje thotë se ka qenë numri i madh i nxënësve.
Reçica pranon se ka pasur zëra se nuk do të ketë interesim të nxënësve për këtë gjimnaz, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.
Ministria e Arsimit qysh në vitin 2013 kishte marrë vendim që të bëhet ndarja e gjimnazeve për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe rritjes së cilësisë.
Ndarja u bë këtë vit në realitet dhe gjimnazi “Sami Frashëri 2” mori emrin e historianit dhe gjeografit shqiptar “Ahmet Gashi”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...