Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për qira të veturave, reagon opozita [video]

29 Tetor 2016 - 13:54      

Ndarja e rreth 70 mijë eurove buxhet për vitin e ardhshëm nga Komuna e Prishtinës për qira të veturave zyrtare ka ngjallur reagime nga partitë opozitare në Prishtinë. Ato vlerësojnë se udhëheqja komunale është në kundërshtim me qëndrimet e veta.

Ekzekutivi komunal i Prishtinës në projekt buxhetin për vitin e ardhshëm ka ndarë rreth 70 mijë euro për qira të veturave zyrtare, raporton “038” i KTV-së.

Kjo ka ngjallur reagime nga opozita në kryeqytet.

Sokol Krasniqi nga LDK-ja ka thënë se ky veprim i komunës është edhe një dështim në realizimin e premtimeve që janë dhënë nga Shpend Ahmeti.

Kritika të ashpra ka drejtuar ndaj udhëheqjes komunale edhe Lirak Çelaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Por zyrtarë të Komunës mohojnë se këto mjete janë luks.

Zëdhënësja ka sqaruar se veturat janë blerë përmes formës së lizingut.

Por kjo formë e blerjes së veturave, për PDK-në nuk është e duhur, pasi konsiderojnë se është shpenzim shtesë për komunën.

Veturat e reja zyrtare, gjithsej 14, do të përdorën kryesisht për shërbime administrative nga drejtoritë e ndryshme në terren.

Komuna ka theksuar se puna në terren është shtuar në krahasim me vitet e kaluara, andaj edhe është rritur nevoja për vetura të tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...