29 Tetor 2016 - 10:39
Të tilla reklama mund të shihen në rrugët e kryeqytetit. Edhe pse në to reklamohet alkooli, ato kanë zënë vend tash e një kohë të gjatë, raporton “038” i KTV-së.
E, reklamimi i alkoolit është i ndaluar me rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.
Por, si shumë ligje në rregullore në vendin ton të cilat nuk gjejnë zbatim edhe kjo rregullore nuk ka bërë përjashtim.
Në nenin 2, paragrafi 6.25, të kësaj rregulloreje thuhet: “Ndalohet reklamimi i pijeve alkoolike dhe duhanit përmes panove reklamuese”.
Në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, thonë se në të kaluarën ata kanë shqiptuar gjoba për shkelje të tilla, pasi reklama të tilla janë vendosur jashtëligjshëm.
Tahiri zotohet se ata do të marrin masa për rastet e evidentuara.
E, ndryshe nga pijet alkoolike, në qytet vështirë se mund të shihen reklama të duhanit, që po ashtu janë të ndaluara me rregulloren në fjalë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...