Delegacion i Komunës së Prishtinës në Varazhdini të Kroacisë

28 Tetor 2016 - 17:09      

Një delegacion i Komunës së Prishtinës po viziton këto ditë Kroacinë, ku është pritur nga prefekti i Varazhdinit, Predrag Stomar, i cili i njoftoi për konceptin e iniciativës private për financimin e shkollave në prefekturën e Varazhdinit.

Sipas një njoftimi të komunës, ky projekt ka mundësuar që për një kohë të shkurtër përmes kapitalit privat të zgjidhet problemin, duke ndërtuar objekte shkollore, standardizim të shkollave dhe përmirësim të kushteve në përgjithësi në 22 shkolla.

Delegacioni është i përbërë nga Genc Bashota, Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Fitore Pacolli, Drejtuese e Kabinetit të Kryetarit dhe Ardian Olluri, zyrtar ligjor.

Ata u pritën në Agjencinë për Investime dhe Konkurrencë, me seli në Varazhdin, nga drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Damir Juriçiq, i cili i njoftoi me projektet e partneritetit publiko-privat që ky agjencion i ka realizuar.

Në ditën e dytë të vizitës delegacioni u prit nga prefekti i Varazhdinit, Predrag Stomar, i cili i njoftoi për konceptin e iniciativës private për financimin e shkollave në prefekturën e Varazhdinit. Ky projekt ka mundësuar që për një kohë të shkurtër përmes kapitalit privat të zgjidhet problemin, duke ndërtuar objekte shkollore, standardizim të shkollave dhe përmirësim të kushteve në përgjithësi në 22 shkolla.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...