Mosbashkëpunimi ndërinstitucional lë Prishtinën pa projekte infrastrukturore

28 Tetor 2016 - 08:48      

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës nuk kanë pasur asnjë bashkëpunim për projekte në dobi të qytetarëve prej tre vjetësh. Të dy subjektet e kanë konfirmuar këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 2013-a, asnjë projekt rrugor nuk është realizuar përmes bashkëfinancimit të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Të dyja institucionet kanë fajësuar njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie për bashkëpunim në këtë drejtim, duke hedhur akuza se kjo ka ndodhur për arsye politike.

Tek para pak kohe kanë hyrë në listë për t’u tenderuar apo projektuar dy-tri të tilla, ka thënë për “Kohën Ditore”, Mustafë Krasniqi, këshilltar i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka drejtuar kërkesë zyrtare në kohën kur ne u kemi bërë ftesë komunave që të vijnë me projekte për bashkëfinancim, pra atëherë ne e kemi pasur planifikimin e buxhetit të Ministrisë për projekte kapitale”, ka thënë Krasniqi.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...