Foto: Koha

Komuna pa afat për mbylljen e gropave në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit

26 Tetor 2016 - 09:16      

Prishtinë, 26 tetor - Gropat dhe prerjet e asfaltit në shumë vende e kanë bërë të zorshëm qarkullimin në rrugën “Muharrem Fejza”.

KEDS-i ka hapur një kanal për futjen e kabllove elektrike nën tokë, porse kompania “Toifor” nuk ka arritur as pas dy javësh ta mbyllë atë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kompani po e mbyll vetëm kanalin, porse jo edhe gropat e hapura gjithandej kësaj rruge. Një pjesë e trotuarit është zënë nga copa asfalti.

Banorët e kësaj zone kanë akuzuar komunën për shpërfillje totale, teksa kompaninë punëkryese për neglizhencë.

Në Komunën e Prishtinës fajin për këtë dinamikë të ngadaltë ia lënë qarkullimit të madh në këtë rrugë.

Sipas deklarimeve të mëhershme të komunarëve, kjo rrugë deri tashti do të duhej të ishte e përfunduar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...