LDK e Prishtinës: Ahmeti vazhdon me monologje, nuk përmend një mori dështimesh

25 Tetor 2016 - 11:25      

Grupi i LDK-së në Prishtinë konsideron se kryetari Shpend Ahmeti vazhdon me monologjet e tij nëpër studio televizive duke mos përmendur dështimet e qeverisjes së tij.

Shefi i këtij grupi, Flamur Shala, tha se Ahmeti, derisa ishte në emisionin “PULS” të KTV-së, nuk e përmendi obligimin e tij ligjor se “duhet t’i raportojë Kuvendit çdo tre muaj”.

Shala thotë se ai nuk i raportoi Kuvendit asnjëherë sipas ligjit.

“Nuk përmendi se punësimi i jashtëligjshëm e ka dëmtuar buxhetin e Prishtinës me mbi 1 milion euro, vetëm për vitin 2015. Për vitin 2016 nuk ka pasur raportim, nuk pasur transparencë. Nuk e përmendi realizimin e konkursit për mësimdhënës, me të cilin u shkelën normat elementare të pranimit të kuadrit mësimdhënës. U pranuan mësimdhënës nga qendrat e tjera komunale, jashtë regjionit të Prishtinës dhe u anashkaluan shumë nga Komuna dhe fshatrat përreth, sipas preferencave të zyrave politike të qendrave të VV nëpër Komuna”, thotë mes tjerash Shala, raporton Koha.net.

Shala, në emër të grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, thotë se Ahmeti madje nuk përmendi as humbjen e projekteve milionëshe, “si ai i DEMOS-it, nga shkaku i mungesës së performancës së mirë qeverisëse”.

Ahmeti, sipas Shalës, nuk e përmendi as “dështimin në qeverisjen e Ndërmarrjeve Publike, ku udhëheqin militantët partiakë të zyrave të VV”.

“Nuk e përmendi dështimin buxhetor të inkasimit më të dobët në 10 vjetët e fundit, me mbi 30 milion euro projekte të planifikuara, të parealizuara. Nuk e përmendi se në buxhetin e komunës tash e katër vjet, Kuvendi ia aprovoi mbi 260 milionë euro për realizimin e qeverisjes së tij të premtuar, në të mirë të qytetarëve. Qytetarët le të flasin vetë se ku janë këto miliona euro”, thotë më tej Shala.

Grupi i LDK-së e ka ftuar kryetarin Ahemti që të raportojë para Kuvendit se “ku janë projektet për zhvillimin e Prishtinës, të raportojë për gjendje ekonomike financiare të Komunës së Prishtinës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...