Foto: Koha / ilustrim

Disa pjesë të Prishtinës sot pa ujë – mes tyre edhe QKUK

23 Tetor 2016 - 09:42      

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se sot në Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për 8 orë.

Zonat që do të kenë reduktime të kohëpaskohshme brenda 8 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Sipas njoftimit të Ujësjellësit “Prishtina”, në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohen që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave te rinj tek tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës, pjesë me të cilën do të fillojnë edhe testimet paraprake te fabrikës – filtrave të rinj në Badoc”, thuhet në njoftim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...