21 Tetor 2016 - 23:13
4 vjet më parë, u refuzua kërkesa e tyre për shfrytëzimin me qira të njërës prej banesave për familjet me përkujdesje sociale në Fushën e Pajtimit.
Pas kësaj, Shemsije dhe Zimer Syla e paditën komunën, duke kërkuar anulimin e vendimit dhe kthim të çështjes në rishqyrtim dhe rivendosje, raporton “038” i KTV-së.
Tani ata kanë një vendim të plotfuqishëm në favor të tyre. Por, thonë se Komuna nuk po e zbaton atë.
Ndërsa, shtojnë se shtëpia ku ata jetojnë tash e 17 vjet, nuk është pronë e tyre dhe se pronari i ka paralajmëruar se do t’i largojë nga aty.
“Në vitin 2012 kemi apliku, na kanë refuzu gjoja se ne kemi para, e ne jemi në shtëpi të huaj edhe jemi të sëmurë, të paaftë. Gjykatat e kanë kthy pozitiv, komuna nuk po e pranon”.
Kryefamiljari, Zimer Syla, i cili ka edhe probleme shëndetësore, është i mllefosur nga moszbatimi i vendimit të gjykatës nga komuna e Prishtinës.
Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës, as pas dy javësh pritjeje, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë çështje.
Ndryshe, kjo familje që jeton vetëm me asistencë sociale, kërkon nga komuna që të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe t’u bëjë një zgjidhje, pasi sipas tyre, ata nuk kanë pronë tjetër dhe rrezikojnë të mbesin në rrugë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...