21 Tetor 2016 - 20:53
Në mungesë parkingjesh, qytetarët ndalojnë veturat ku të munden. E më se lehti e kanë t’i zënë trotuaret, raporton KTV.
Gjatë gjithë kohës vozitësit bllokojnë trotuaret, gjë kjo që po i pengon jashtëzakonisht shumë këmbësorët.
Pavarësisht se është e ndaluar, policia që sillet shpesh në këtë zonë nuk ka ndërmarrë asgjë.
Për shkak se në këtë zonë po punohet ende, policia nuk ka dashur as të komentojë lidhur me këtë dukuri. Komuna e Prishtinës e ka në plan që sapo të përfundojnë punimet, në këto trotuare të vendosen shtylla penguese.
Zyrtarë të Komunës thonë se pasi që Komuna ende nuk është gati me projektin e parkingjeve dhe nuk u ofron shumë hapësirë për veturat, nuk mund t’i akuzojnë qytetarët për parkim të gabuar.
Të gjitha shpresat janë tek autobusët e rinj urbanë dhe rregullimi i parkingjeve, që të zgjidhin kaosin urbanistik në kryeqytet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...