21 Tetor 2016 - 09:06
Ai ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme, ngase është lodhur duke qëndruar në shtëpi me qira. I ka dhënë fund kësaj mënyre jetese kur muaj më parë ndërtoi një shtëpi dydhomëshe në një lokacion të fshatit Hajvali, e cila është pronë komunale.
Përreth shtëpisë së tij ka edhe plot shtëpi të tjera, të ndërtuara po në parcelën prej afro 23 hektarësh tokë që është pronë komunale, por në të cilën ka një numër të madh shtëpish private të ndërtuara e të banuara.
“E kam ditë që është pronë e Komunës. Por, nuk kam pasur para të blej pronë. E kam rrethuar këtu njësoj sikurse këta të tjerët, qe 17 vjet. Por, tek tash mezi i kam ba punët me ndërtu shtëpinë, dhe përnjëherë ajo na u rrënua nga Komuna”, thotë Jetoni.
Komuna e Prishtinës në dy aksione të ndara, ka rrënuar pesë shtëpi në afërsi me njëra-tjetrën në këtë lokacion të Hajvalisë, ditë më parë, nën asistencën e policisë. Herën e parë kur kishte nisur aksioni për rrënimin e tyre, Jetoni kishte lyer gjithë trupin me benzinë dhe kishte hipur mbi kulm të shtëpisë, i gatshëm t’i vinte flakën vetes nëse do t’i rrënohej shtëpia. Herën e dytë policia kishte nisur aksionin herët në mëngjes, në orën 06:00, duke arrestuar Jetonin për t’ia pamundësuar vetëvrasjen.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...