20 Tetor 2016 - 22:44
E para është pamja e bukur, e lagjes së Cerrvadikëve, e cila së fundi është bërë me rrugë të re. Fotografitë i ka bërë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, dhe i ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
“Ka përfunduar ndërtimi i rrugës në fshatin Grashticë, në lagjen e Cerrvadikëve, në gjatësi prej 3.2 km, projekt ky me vlerë prej 284 mijë eurosh”, ka shkruar Sejdiu.
Fotografitë e tij artistike japin një pamje vërtetë mahniteshe të këtij fshati piktoresk të Komunës së Prishtinës.
Por fotografi të tjera kanë ardhur në adresë të portalit Koha.net, që shpërfaqin pamjen buzë rrugës që çon për në Grashticën e Epërme. Në një gjatësi prej rreth 300 metrash, njëra anë e rrugës është e mbushur me hedhurina inerte e të tjera.
Kjo përkundër faktit se Komuna e Prishtinës ka vënë në fillim të rrugës paralajmërimin se ndalohet hedhja e mbeturinave në atë anë.
Banori i cili ka dërguar fotografitë në adresë të portalit Koha.net, ka treguar se disa herë është ndeshur në persona që kanë hedhur mbeturina, dhe ka kërkuar nga ta që mos ta bëjnë një gjë të tillë.
Ai ka treguar se vetëm pak ditë më parë Komuna e Prishtinës kishte pastruar këtë deponi ilegale të mbeturinave, por nuk ka vonuar rimbushja e saj me mbeturina të tjera.
“Zgjidhja është ose vendosja e kamerave, ose patrullimi më i shpeshtë i Policisë së Kosovës, që t’i zë në vepër dhe t’i dënojë këta keqbërës të natyrës dhe ambientit tonë”, ka thënë ky banor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...