Foto: Koha

Komuna e Prishtinës kërkon qytetari aktive me raportim shkeljesh nga vend ngjarja

18 Tetor 2016 - 09:11      

Komuna e Prishtinës ka krijuar mundësinë që qytetarët të raportojnë pa asnjë shpenzim shkeljet e ligjit dhe rregullave në hapësirën komunale, përmes një aplikacioni digjital, të cilin do ta lansojë së shpejti.

Krejt kjo, në mungesë të kapaciteteve të inspektorëve dhe policisë për të identifikuar të gjitha parregullsitë që ndodhin në qytet, ka thënë Muhedin Nushi, drejtor i Administratës Qendrore në Komunën e Prishtinës, duke shtuar se Komuna dëshiron të krijojë hapësirë për qytetari aktive dhe për raportim të parregullsive nga ta, kudo që ata hasin se po bëhen shkelje të rendit dhe ligjit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa, qytetarët, derisa raportojnë shkeljet e ndryshme dhe parregullsitë përmes fotove, vetë mund të zgjedhin nëse duan të mbesin anonim apo të zbulojnë identitetin e tyre, apo edhe vetëm të lënë një adresë elektronike apo numër telefoni, nëse duan të marrin informatë kthyese se çfarë ka ndodhur me rastin të cilin e kanë raportuar.

“Ne do të startojmë edhe me aplikacione të tjera, i cili qytetarët i vendos në rolin e inspektorëve duke raportuar çfarë do lloj parregullsie që sheh ai vetë, dhe të cilat mund t’i raportojë ato në Komunë përmes këtyre aplikacioneve, duke dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes përmes telefonave të mençur”, ka thënë Nushi.

Ai ka theksuar se dispeçeri në Komunë do të vlerësojë nëse fotoja është në rregull dhe pastaj atë e dërgojnë me informatat në adresën e duhur, varësisht se cilës sferë i takon problemi për të cilin raporton qytetari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...