Foto: Ilustrim

Opozita kundërshton blerjen e veturave të reja zyrtare

18 Tetor 2016 - 08:28      

Dy partitë më të mëdha opozitare në Komunën e Prishtinës, LDK-ja dhe PDK-ja, e kanë kritikuar ashpër vendimin e qeverisjes komunale -VV-së për ndarjen e mjeteve të buxhetit për vitin 2017 në vlerë prej 70 mijë eurosh, për blerjen e veturave të reja zyrtare.

Në projektbuxhetin e Komunës për vitin 2017 kjo shumë e mjeteve të arkës së institucionit është paraqitur si vlerë e shpenzimeve për qira të veturave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, pastaj, drejtues të Komunës kanë sqaruar për “Kohën Ditore” se këto shpenzime janë kategorizuar si të tilla për shkak se veturat e reja janë blerë përmes formës së lizingut, pra në formë qiraje mujore për blerjen e veturave të reja.

Përfaqësues të këtyre partive politike kanë se me këtë veprim VV-ja, e cila qeveris në kryeqytet, po dëshmon se është në kundërshtim me qëndrimet e veta dhe me premtimet e dhëna votuesve se paraja publike duhet të shpenzohet për mirëqenien e qytetarëve, e jo për blerjen e veturave zyrtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...