17 Tetor 2016 - 17:04
Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, thotë se kjo mënyrë e punës do ta rritë dukshëm efikasitetin në këtë Drejtori, “edhe për shkak të shpejtësisë së veprimit në terren, edhe për shkak të shpejtësisë së procedimit të rasteve dhe marrjes së vendimeve”.
“Inspektorët nga terreni sa herë që hasin në parregullësi komunikojnë direkt me Sallën Operative, ku e dërgojnë informacionin e nevojshëm. Ai informacion përpunohet tutje nga zyrtari përkatës, dhe në fund mbyllet si rast ose dërgohet në instanca të tjera. Inspektorit në terren i kthehet forma e shkruar e procesverbalit apo vendimit, të cilin e printon dhe ia jep palës në vendngjarje. I gjithë procesi digjitalizohet dhe arkivohet”, thotë Komuna e Prishtinës.
Brenda këtij sistemi, sipas komunikatës, thuhet se informacioni do të bartet përmes disa kanaleve, siç janë: vetë inspektori ose zyrtari përkatës; qendra e thirrjeve ku qytetarët mund të thërrasin pa pagese (0800-1-22-33; 0800-1-22-44); e-maili; si dhe rrjetet sociale.
“Aktualisht është duke u punuar për shtimin e një kanali të ri prej të cilit qytetari përmes një aplikacioni do ta bartë direkt informacionin brenda këtij sistemi. Kjo do ta bëjë qytetarin e Prishtinës pjesëmarrës aktiv në evidentimin dhe lajmërimin e shkeljeve eventuale”, theksohet më tej në komunikatë.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar inxhinierin Fatban Bunjaku dhe grupin e programerëve që i udhëhoqi ai, të cilët “me punën e tyre vullnetare të palodhshme bënë që të realizohet ky projekt pa kosto në të mirë të qytetarëve të Prishtinës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...